Ylli synon ta mposht Prishtinën

Sporti

Ylli synon ta mposht Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 5 maj 2015 Në ora: 18:14

Sigal Prishtina beson se do të jetë më e mirë edhe në takimin e tretë në përballje me Golden Eagle Yllin nga Theranda. Kampioni i Ligës Ballkanike dhe i Kosovës, është në seri të fitoreve me rezultat 2:0 ndaj therandasve dhe i duhet një ndeshje e fituar për të depërtuar në finale për t’u ballafaquar me Pejën.

Golden Eagle Ylli shpreson të shënojë fitore para shikuesve të vet, ndonëse e dinë se do të jetë tepër vështirë më prishtinasit, në ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së ETC Superligës së Kosovës në basketboll. Ballafaqimi luhet nesër në orën 19.00 në palestrën e sporteve “13 Qershori” në Therandë.

Prishtina ndeshjen e parë e ka fituar me rezultat bindës 108:90, ndërsa të dytën në Therandë me shtatë pikë dallim (88:81). Urim Zenelaj, basketbollist i Yllit, shpreson të kanë një ditë të mirë dhe të paktën të shënojnë fitoren e parë ndaj Prishtinës.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat