​Wenger: E synojmë pozitën dytë

Sporti

​Wenger: E synojmë pozitën dytë

Më: 5 maj 2015 Në ora: 18:13

Arsenali e mposhti Hull City në kuadër të Premier League, me rezultat 1-3. Trajneri Arsene Wenger ka treguar se Arsenali e synon pozitën e dytë.

“Fitorja na lejon ta vazhdojmë rrugën tonë për njërën nga katër pozitat e para. Ne tash e duam pozitën e dytë”, tha trajneri Arsene Wenger.

Tekniku francez më pas e lavdëroi Mesut Ozilin dhe Alexis Sanchez për paraqitjen e bërë. Sulmuesi kilian ka shënuar dy gola në këtë ndeshje, kurse një gol tjetër e shënoi Aaron Ramsey.

Arsenali është në pozitën e tretë me 70 pikë po aq sa ka edhe Manchester City në pozitën e dytë. Mirëpo ekipi i Arsenalit e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat