Bytyqi: Sfida Prishtina-Besa e përcakton kampionin

Sporti

Bytyqi: Sfida Prishtina-Besa e përcakton kampionin

Nga: Kemajl Goca Më: 5 maj 2015 Në ora: 18:09

Pak kush ka pritur një dominim të Besës nga Peja në pjesën pranverore në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Pejanët në dhjetë ndeshjet e pranverës kanë regjistruar nëntë fitore e pësuar vetëm një humbje ose nga 30 pikët e mundshme realizuan 27 sosh. Ky është një bilanc fantastik i kësaj skuadre ose që nga java e 20-të janë pa humbje, ndërsa varguan shtatë fitore, duke u ngjitur në vend të dytë me 50 pikë dhe është një pikë larg kryesuesit, Feronikelit nga Drenasi.

Puna, angazhimi, disiplina dhe lojërat e mira janë fryt i këtyre rezultateve. Kryetrajneri Arbnor Morina me punën e tij ka përgatitur ekipin dhe në çdo ndeshje po luajnë me siguri të plotë dhe po mbledhin pikë. Tri skuadra tani janë duke luftuar fyt për fyti për titull, si Feronikeli, Besa e Prishtina, por pa lënë nën hije edhe Trepçën ’89, Kosovën e Vushtrrisë dhe Hajvalinë.

Portieri i Besës, Valmir Bytyqi, për gazetën kombëtare “Bota sot”, tha se është një atmosferë e shkëlqyeshme në klub dhe beson se në fund do ta kremtojnë titullin e kampionit.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat