Chelsea, 30 milionë për Icardin

Sporti

Chelsea, 30 milionë për Icardin

Më: 5 maj 2015 Në ora: 16:48

Chelsea raportohet se ka dërguar një ofertë për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Sportmediaset shkruan se Chelsea ka kontaktuar Interin për të pyetur rreth Icardit dhe ka bërë një ofertë fillestare prej 30 milionë euro për argjentinasin.

Sulmuesi dje ka konfirmuar se negociatat për vazhdimin e kontratës kanë ngecur, dhe mediat italiane fajësojnë pikërisht Chelsean për këtë.

“Është një moment i vështirë, por sot nuk është dita për të folur për këtë”, ka thënë Icardi në një ngjarje bamirësie të organizuar nga Javier Zanetti.

“Njerëzit në San Siro më duan dhe unë i respektoj ata shumë. Do të përpiqem t’i bëj të lumtur në çdo ndeshje”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat