Shqiptari në mesin e dhjetë mbrojtësve më të mirë në botë

Sporti

Shqiptari në mesin e dhjetë mbrojtësve më të mirë në botë

Më: 5 maj 2015 Në ora: 16:44

Futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi, aktualisht pjesë e skuadrës spanjolle, Valencia dhe kampionit në fuqi të botës, Gjermanisë, është renditur në mesin e dhjetë mbrojtësve më të mirë në botë nën moshën 23-vjeçare. Kjo renditje vjen sipas Qendrës Ndërkombëtare e Studimeve të Sportit (CIES). Mbrojtësi i Manchester Utd, Phil Jones sipas CIES është mbrojtësi më i mirë, ndërsa pas tij janë: Jose Gimenez (Atletico Madrid), Raphael Varane (Real Madrid), Marquinhos (PSG), Stefan de Vrij (Lazio), Tin Jedvaj (Leverkusen), Niklas Sule (Hoffenheim), Michael Keane (Burnley), Jores Okore (Aston Villa) dhe Shkodran Mustafi (Valencia), raporton Daily Mail.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat