FFK-ja me një plan të hatashëm

Sporti

FFK-ja me një plan të hatashëm

Nga: K.G. Më: 5 maj 2015 Në ora: 15:45

KE i FFK-së nën drejtimin e Agim Ademi, nënkryetar, mbajti mbledhjen e vet të radhës ku diskutoi për shumë çështje për futbollin e Kosovës. KE i FFK-së mori vendim që në bashkëpunim me policinë e Kosovës, hetuesin dhe prokurorinë të themelojë një Task-Forcë për parandalimin e dukurive negative që mund të shfaqën ne futbollin e Kosovës. Kështu kryetari Fadil Vokrri, nënkryetari Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu do të bisedojnë me faktorët relevant për themelimin e kësaj Task-Force.

Po ashtu KE i FFK-së analizoi edhe ecurinë e garave dhe konstatoi se me gjithë disa parregullsi garat po shkojnë mirë, të vetëdijshëm se gjithmonë fundi i kampionatit ka më shumë rivalitet sportiv. Në këtë drejtim KE inkurajon Komisionet, personat zyrtarë të jenë ne nivelin e detyrave dhe të shtojnë efikasitetin e tyre, gjithmonë duke zbatuar aktet normative te FFK—së. Po ashtu KE emëroi Agim Maloku koordinator të Kampit veror U-15. Po ashtu KE u pajtua që kampe të këtij lloji të mbahen edhe në Zvicër dhe Gjermani, ku organizmin do të merrnin përsipër Unioni i Futbollit ne Zvicër dhe Federata Shqiptare për Gjermani.

Me këtë janë pajtuar edhe Unioni që është rezultat takimit ndërmjet nënkryetarit të FFK-së Agim Ademi dhe kryetarit të Unionit Skënder Thaqi. KE po ashtu ka falënderuar presidenten e vendit që ka dekoruar njërin nga përkrahësit më te fuqishëm të FFK-së nënkryetarin e DFB z, Rainer Milkoreit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat