Bardhekaltrit kanë nevojë për një sallë multifunksionale

Sporti

Bardhekaltrit kanë nevojë për një sallë multifunksionale

Më: 5 maj 2015 Në ora: 15:29

Në takim me kampionët e Ligës Ballkanike në basketboll, Sigal Prishtina, drejtuesve të ekipit dhe lojtarëve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shprehi respektin për punën dhe rezultatin e jashtëzakonshëm. Ai tha se titulli i kampionit të Sigal Prishtinës na ka bërë të gjithëve krenar. Ky trofe, i pari i këtij lloji për ekipe, është me vlerë edhe për analet e historisë së sportit të shtetit tonë, u shpreh Veseli.

“Rinia jonë duhet të ketë mundësinë për t’u dëshmuar edhe në sport. Këtë mundësi duhet ta krijojmë jo vetëm me investime në palestra e terrene sportive, por edhe në sportin shkollor duke përkrahur talentet, duke promovuar shpirtin e garës dhe jetën e shëndetshme të rinisë tonë,”, tha Veseli. Presidenti i KB Prishtina, Blerand Stavileci, falënderoi Veselin për pritjen duke i premtuar punë edhe më të madhe në vazhdimësi. Po ashtu, Stavileci, Edmond Azemi dhe Dardan Berisha biseduan me Veselin edhe për nevojën e madhe që klubi jonë ka për ndërtimin e një salle multifunksionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat