Haliti eliminohet nga Asia Champions

Sporti

Haliti eliminohet nga Asia Champions

Nga: K.Goca Më: 5 maj 2015 Në ora: 15:18

Kampioni në fuqi i Azisë, WS Wanderers, është eliminuar nga garat e Asia Champions League. Skuadrës australiane nuk i bëri punë as fitorja në udhëtim me rezultat 2:0 ndaj skuadrës kineze, Guangzhou Evergrande. Futbollisti shqiptar me prejardhje nga Kosova, Labinot Haliti, u paraqit në nëntë minutat e fundit për WS Wanderers, por kjo fitore qe e pa vlerë e tyre dhe kësisoj edhe eliminohen, pasi që zunë vendin e tretë në grupin H me 8 pikë dhe një më pak se i dyti, Seoul dhe dy se i pari, Guangzhou Evergrande. Dy ekipet e para u kualifikuan në të tetën e finales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat