Mourinho edhe 4 vite me Chelseat!?

Sporti

Mourinho edhe 4 vite me Chelseat!?

Më: 5 maj 2015 Në ora: 14:12

Trajneri portugez, Jose Mourinho, dhe Chelsea rinovojnë kontratën pak ditë pasi siguruan titullin kampion në Premier League. Mourinho me strategjinë e tij ia solli titullin e kampionit Chelseat tri javë pa rënë perdja e kampionatit anglez. Mediumet e ndryshme raportojnë se Mourinho do të jetë në krye të të kaltërve deri në fund të vitit 2019. Ndërkohë, gazeta e njohur italiane “La Gazzetta dello Sport” zbulon se, trajneri portugez do të përfitojë plot 14 milionë euro në sezon. Mourinho me sukses drejton Chelseat, të cilët për 35 javë kanë tubuar 83 pikë dhe kanë 13 më shumë se Manchester City që klasifikohet i dyti dhe Arsenali në vend të tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat