Messi ka një mesazh për Bayernin

Sporti

Messi ka një mesazh për Bayernin

Më: 5 maj 2015 Në ora: 13:58

Sulmuesi më i mirë në botë, Lionel Messi, pretendon se do të kualifikohen në finalen e madhe të Champions League. Futbollisti argjentinas me Barcelonën pret që ta eliminojnë Bayernin dhe në një mënyrë edhe t’i hakmerren për humbjet e vitit 2013, kur pësuan me rezultat 4:0 në Allianz – Arena dhe 3:0 në Camp Nou. Messi tha se lëndimet nuk janë justifikim as për Bayernin e as për Barcelonën.

Futbollisti ka një mesazh të qartë për Bayernin: “Lëndimet nuk janë justifikim as për ne e as për Bayernin. Këto janë dy skuadra të mëdha. S’ka justifikime. Jemi dy skuadra të mëdha për të pasur justifikime”. Messi shpreson që skuadra e tij mund të fitojë kurorën e trefishtë. “Ndjenjat janë shumë të mira, mirëpo ne duhet të shkojmë hap pas hapi dhe pa nxitim. Jemi shumë afër dhe duhet të vazhdojmë të jemi të qetë”, thotë Messi. Sipas Messit, në gjysmëfinale nuk ka favorit, pasi përballë njëra - tjetrës do të jenë dy skuadra shumë të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat