Ancelotti: Do të qëndroja përgjithmonë te Reali

Sporti

Ancelotti: Do të qëndroja përgjithmonë te Reali

Më: 5 maj 2015 Në ora: 11:45

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, thotë se ai është i lumtur te skuadra spanjolle.
Ancelotti së fundmi është duke u lidhur me Manchester Cityn si dhe me një rikthim te Milani.

“Tashmë është e përcaktuar. Unë kam edhe një vit tjetër në kontratën time këtu”, ka deklaruar Ancelotti, transmeton Telegrafi.

“Më pëlqen gjithçka këtu, edhe kritikat! Mund të jenë ca negative, por pastaj ka shumë gjëra pozitive”.

“Do të qëndroja këtu përgjithmonë”, ka shtuar italiani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat