Maradona thumbon Blatterin

Sporti

Maradona thumbon Blatterin

Më: 5 maj 2015 Në ora: 11:31

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona, si gjithmonë mundohet të jetë në qendër të vëmendjes me kritikat e tija. Ai së fundit ka thumbuar edhe njeriun e parë të asociacionit më të lartë botëror të futbollit, FIFA. Maradona shprehu sërish mbështetjen për Princin Ali bin Al Hussein në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s që zhvillohen më 29 maj.

“Nuk do të isha këtu, nëse nuk do të besoja se Princi Ali do të ishte një president i mirë. Siç e di e gjithë bota e futbollit, brenda FIFA-s ka anarki. Aty ndodhet vetëm një njeri që vendos për gjithçka, por që në fakt nuk di asgjë. Prandaj është koha për një ndryshim. Kolegët e tij duhet ta këshillojnë që të largohet, në mënyrë që të drejtojnë ata që kanë fuqi për ta rilindur futbollin. Blatter ka frikë, është i trembur se mos i ikën nga duart copa e tortës. Kjo më shqetëson mua, që kam luajtur në katërt Kupa Bote. Nëse unë gjatë karrierës sime kam qenë duke ndjekur topin, Blatter gjithmonë ka qenë në ndjekje të shampanjës dhe parave”, thumbon Maradona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat