Wenger është i befasuar me Sanchezin

Sporti

Wenger është i befasuar me Sanchezin

Më: 5 maj 2015 Në ora: 11:23

Skuadra e Arsenalit është shumë afër kualifikimit direkt në garat e ardhshme të Champions League. Futbollistët ‘Topçinj’bën një hap të madh drejt Championsit me fitoren në udhëtim me rezultat 3:1 ndaj Hullit. Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i befasuar me lojën dhe golat e shumtë të Alexis Sanchez, i cili në takimin e fundit realizoi dy gola. “Kam pritur ai të jetë më shumë një asistues se sa një shënues, sepse unë e lë atë në krahun ku ka më pak raste, por ai ka kohën dhe cilësinë duhur për ta bërë atë”, ka thënë Wenger. Arsenali është në vend të tretë me 70 pikë, me një ndeshje më pak se i dyti Manchester City që ka po aq pikë të grumbulluara në Premier League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat