A ka interesim Milani për Xhakën?

Sporti

A ka interesim Milani për Xhakën?

Më: 5 maj 2015 Në ora: 10:50

Granit Xhaka, mesfushor ofensivë nga Kosova, me lojërat e mira që po shfaq në fanellën e skuadrës gjermane, Mönchengladbach, pa dyshim se po shikohet me një sy tjetër nga klubet e njohura evropiane. Xhaka është prej futbollistëve më të mirë në Bundesliga I, ndryshe anëtar i kombëtares së Zvicrës, që një kohë përcillet nga skuadra e Milanit.

Drejtori i “Milan Channel”, Mauro Suma, ka treguar për “tuttomercatoweb”, se Xhaka tërheq vëmendjen e Milanit. “Xhaka është futbollist në trend që luan role të ndryshme. Ka aftësi të mira në këmbët e tij dhe po ndiqet me vëmendje nga Milani. Sigurisht se duhet shpenzuar në të, por Milani është i interesuar të ngrejë cilësinë”, tha Suma. Milani ka edicion të zbehtë në Serie A, e cila aktualisht është në vend të dhjetë me 43 pikë të mbledhura pas 34 javëve të zhvilluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat