Neuer paralajmëron Messin!

Sporti

Neuer paralajmëron Messin!

Më: 5 maj 2015 Në ora: 10:20

Portieri më i mirë në botë, Manuel Neuer, paralajmëron sulmuesin argjentinas, Lionel Messi, se do ta ketë shumë vështirë me Bayernin. Portieri bavarez për “L’Equipe” ka thënë se do t’i tregojë Messit se kush është shefi. Barcelona-Bayerni zhvillohet të mërkurën në mbrëmje, në orën 20.45. Pritet lojë e fortë në Camp Nou mes dy gjigantëve të futbollit. “Kam respekt të madh për Messin për gjithçka që ka arritur.

Ai është shumë i qetë. Është me rëndësi të tregojmë autoritet në fushë dhe t’i tregoj se kush është shefi. E kam bërë të njëjtën gjë në finale të Kampionatit Botëror dhe funksionoi shumë mirë. Andaj, ne duhet ta bëjmë të njëjtën gjë të mërkurën mbrëma”, tha Neuer. Portieri i Bayernit mendon prapë se do ta mundin Barcelonën e Messit, sepse ai edhe me kombëtaren e Gjermanisë pas vazhdimeve e patën mundur me 1:0 Argjentinën, ndeshje finalen e Kampionatit Botëror – ‘Brazili 2014’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat