Mourinho: Nuk mund ta arrij rekordin e Ferguson

Sporti

Mourinho: Nuk mund ta arrij rekordin e Ferguson

Më: 5 maj 2015 Në ora: 10:18

Jose Mourinho thotë se ai nuk mund ta arrijë rekordin e Sir Alex Ferguson prej 13 titujsh të Ligës Premier.
Skocezi ka fituar titullin e kampionit të Anglisë jo më pak se 13 herë gjatë karrierës së tij me Machester United. Mourinho, në anën tjetër, ngriti trofeun e tretë me Blutë të dielën, por e pranon se është shumë larg rekordit të Ferguson.

“Do të kishte një rrugë të gjatë deri në fund, por Sir Alex është larguar duke lënë një pozitë të pamundshme për të tjerët”.

“Unë nuk mund t’i fitoj 13 Liga Premier. Unë mund t’i fitoj 13 kampionate. Mundem. Kam tetë, mendoj mund t’i çoj në 13. Por 13 Liga Premier, jo, nuk ka shanse”, ka shtuar portugezi.

Mourinho ka fituar tetë tituj të kampionit në vende të ndryshme, tre me Chelsean, dy me Porton, dy me Interin dhe një me Realin e Madridit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat