Del Bosque i dëshiron Barcën dhe Realin në finale

Sporti

Del Bosque i dëshiron Barcën dhe Realin në finale

Më: 5 maj 2015 Në ora: 09:20

Vicente del Bosque dëshiron që Barcelona dhe Real Madridi të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve, pavarësisht se kjo do t’i lodhte shumicën e lojtarëve që luajnë me kombëtaren e Spanjës.
Finalja e Ligës së Kampionëve është caktuar të zhvillohet më 6 qershor, në Olympiastadion të Berlinit, më pak se një javë para se Spanja të luajë një ndeshje miqësore me Kostarikën (10 qershor) dhe ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2016 katër ditë më vonë.

“Do të doja të shihja një finale spanjolle, edhe pse kjo mund të krijojë probleme për ne, pasi më pas ne kemi dy ndeshje të rëndësishme”.

“Ne kemi dy ekipe në gjysmëfinale, që na kanë përfaqësuar neve mirë në Evropë, për më shumë se një dekadë dhe ta ruajmë dominimin në futbollin evropian”.
“Ne jemi në gjysmëfinale tash dhe të gjitha ndeshjet janë të vështira. Klubet spanjolle kanë qenë ë gjysmëfinale dhe finale të Ligës së Kampionëve në katër vitet e fundit dhe kjo nuk është e lehtë. Ne jemi në mënyrë natyrale në Ligën e Kampionëve dhe kjo është e mrekullueshme për futbollin tonë”, ka shtuar trajneri spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat