Kur ishte 14 vjeç lante pjatat, tani investon te Milan

Sporti

Kur ishte 14 vjeç lante pjatat, tani investon te Milan

Më: 5 maj 2015 Në ora: 09:15

Kur ishte 14 vjeç ai lante pjatat, ndërsa tashmë po investon tek Milan.

Ky është rrëfimi i Mr. Bee Taechaubol, sipërmarrës me origjinë nga Tajlanda, i cili gjatë një interviste për Goal.com ka treguar disa detaje të jetës së tij.

Ai nisi jetën e tij që prej kohës kur punonte tek një restorant ku lante pjatat, teksa në moshën 16-vjeçare nisi të hedhë hapat e parë në fushën e biznesit imobiliar për t’u kthyer në një nga personazhet më të suksesshëm të botës së biznesit.

Mr. Bee ka zbuluar se pasioni për Milanin ka qenë i kahershëm. Sipas tij, dashuria për ngjyrat kuqezi kanë lindur herët, që kur frekuentonte disa biznesmenë italianë, me të cilët shikonte dhe ndeshjet e Serisë A dhe një nga premtimet e bëra prej tij ishte; “O Milanin, ose unë nuk hyj në botën e futbollit”.

Mr. Bee gjatë rrëfimit të historisë së tij tregon se gjatë jetës së tij ka qenë shumë me fat, pasi edhe pse ka nisur nga 0 ka arritur të realizojë një investim të paimagjinuar më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat