Dramë e jashtëzakonshme, derbi mbyllet baras

Sporti

Dramë e jashtëzakonshme, derbi mbyllet baras

Më: 4 maj 2015 Në ora: 22:49

Derbi lokal mes Partizanit dhe Tiranës u mbyll në barazim.

Në një atmosferë të jashtëzakonshme, derbi lokal mes Partizanit dhe Tiranës nuk ka nxjerr fitues.

Në një ndeshje spektakolare, të dyja skuadrat dhanë maksimumin për të arritur te rezultati final i takimit, 2:2.

Bakaj (34’) kaloi Tiranën në epërsi në pjesën e parë, por goli i Astrit Fazliut (55’) barazoi shifrat.

Në 10 minutat e fundit të takimit, të dyja skuadrat shënuan edhe nga një gol duke marrë nga një pikë prej kësaj sfide. Mazrekaj realizoi për vendasit, teksa për Tiranën shënoi përsëri Bakaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat