Xavi: Fitorja 5-0 kundër Realit, kulmi i karrierës

Sporti

Xavi: Fitorja 5-0 kundër Realit, kulmi i karrierës

Më: 4 maj 2015 Në ora: 21:11

Mesfushori i Barcelonës, Xavi, e ka zgjedhur fitoren prej 5-0 në El Classicon e vitit 2010 kundër Real Madridit, si kujtimin më të mirë në karrierën e tij.

“Ndeshja të cilët e kujtoj me shumë mall? Fitorja 5-0 kundër Real Madridit ishte kulmi i karrierës sime”, ka thënë fillimisht Xavi për Marca.

“Asgjë nuk krahasohet me të, edhe pse fitorja 6-2 në udhëtim ishte gjithashtu e mrekullueshme. Çfarë futbolli, çfarë dominimi. Ne e kishim topin gjatë tërë kohës, atëherë kur e humbnim, e fitonin menjëherë. Ishte futbolli në formën më sublime”, ka potencuar spanjolli.

“Kokat e lojtarëve të Real Madridit ishin ulur poshtë, teksa ata shkonin në pushim me disavantazh prej 2-0. Ne shkuam në zhveshtore dhe nuk mund të prisnim që pjesa e dytë të fillonte. Kemi mundur të shënojmë edhe më shumë. Ne donim t’i shkatërronim ata, për të gjitha fjalët që kishin thënë për neve para ndeshjes”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat