Simeone: Tevez është kërcënim i madh për Realin

Sporti

Simeone: Tevez është kërcënim i madh për Realin

Më: 4 maj 2015 Në ora: 19:44

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka shkruar sot në kolumnën e tij në portalin më të madh sportiv, Goal, për rrezikun që mund t’i sjellë Carlos Tevez skuadrës madrilen.

“Carlos Tevez është një lojtar i veçantë. Si trajner, është e vështirë të gjesh ndonjë mënyrë për ta ndalur atë apo për ta kufizuar influencën e tij, sepse ai luan larg zonës, i përcakton mirë vrapimet e tij, e shtyn topin përpara, është i mirë në situatat një me një dhe lidhet shumë mirë me bashkëlojtarët e tij. Ai ka pasur disa sezone të jashtëzakonshme te Juventusi dhe në përgjithësi në futboll. Ai është një burrë i vërtetë”, ka thënë fillimisht Simeone.

“Për momentin, ai është një ndër sulmuesit më konkurrues në Evropë. Ai nuk është një sulmues i thjeshtë i ekipit, por numrat e tij mund të krahasohen me më të mirët. Kështu që, ai është një lojtar i vlefshëm i skuadrës sepse ju jep një lojtar shtesë ne mesfushë për të lidhur sulmin dhe gjithashtu arrin shpejtë në zonë me vrapimet e tij. Kjo e bën atë shumë të rëndësishëm. Ai është shumë lojtar inteligjent, i cili ka pasur një karrierë të veçantë”, ka shtuar Simeone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat