Allegri: Juve duhet të jetë perfekt kundër Realit

Sporti

Allegri: Juve duhet të jetë perfekt kundër Realit

Më: 4 maj 2015 Në ora: 19:39

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka kërkuar perfeksion nga skuadra e tij para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

“Juventusi duhet të jetë perfekt kundër Real Madridit. Ata janë përmirësuar shumë nën urdhrat e Carlo Ancelottit. Ai ka sjellë shumë përvojë internacionale në skuadër. Ai e ka fituar La Deciman sezonin e kaluar, përderisa janë në garë edhe këtë vit, si dhe kanë mundësi që ta fitojnë edhe La Ligan”, ka thënë fillimisht italiani.

“Ka shumë gjëra që nuk guxojmë t’i bëjmë kundër Realit. Ata kanë një skuadër të jashtëzakonshme, me shumë teknikë dhe shpejtësi. Unë pres një përballje të madhe, me dy super ndeshje”, ka shtuar Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat