Super Beqiraj, shënoi dy gola për Dinamon

Sporti

Super Beqiraj, shënoi dy gola për Dinamon

Nga: Kemajl Goca Më: 4 maj 2015 Në ora: 19:29

Sulmuesi nga Peja, Fatos Beqiraj, tregoi formë të jashtëzakonshme në fanellën e skuadrës bjelloruse, Dinamo nga Minski, e cila si vendase shënoi fitore me rezultat 4:0 kundër Zhodinos. Beqiraj luajti titullar, shënoi golat e parë për Dinamon dhe ishte prej më të dalluarve në fushë. Ai shënoi në minutën e 79-të dhe të 90+1 për fitoren bindëse të Dinamos. Beqiraj është ndëshkuar edhe me karton të verdhë në minutën e 77-të dhe luajti tërë ndeshjen. Për skuadrën e Beqiraj është fitorja e parë pas katërt jave, ku ka dy barazime e një humbje dhe tani është në vend të gjashtë me pesë pikë të grumbulluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat