Arifaj: Kemi fuqi t’i ikim barazhit!

Sporti

Arifaj: Kemi fuqi t’i ikim barazhit!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 maj 2015 Në ora: 18:55

Sa vjen e ofrohet fundit i edicionit të sivjetshëm gjithnjë e më e paqartë po bëhet lufta për titull po ashtu edhe për skuadrat që luftojnë për t’i ikur barazhit. Në 26 javët e zhvilluara deri më tash në Raiffeisen Superligën e Kosovës, lufta për titull është dramatizuar së tepërmi, pasi që Feronikeli, si kryesues ka 51 pikë, një më shumë se i dyti Besa dhe tri se Prishtina që renditet në vend të tretë, por pa gjasa nuk janë edhe Trepça ’89, Hajvalia e Kosova që kanë nga 43 pikë të mbledhura.

Në anën tjetër, është bërë edhe më lëmsh se cila nga ekipet mund të mbetet në barazh, sepse tani i rrezikuar është edhe vendi i shtatë, Drenica që ka 32 pikë, pasojnë Istogu (i teti) me 29, Vëllaznimi 28 e Drita me 25 pikë, ndërsa Ferizaj dhe Trepça pothuajse janë me shpresa minimale që të ikin nga fundi. Granit Arifaj, futbollist i Istogut, mendon se kanë fuqi që të ikin nga pjesa e barazhit. Ai ishte autor i golit të fitores së Istogut me rezultat 1:0 në përballje me Vëllaznimin.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat