Muller: Guardiola e di recetën për ta mposhtur Barcelonën

Sporti

Muller: Guardiola e di recetën për ta mposhtur Barcelonën

Më: 4 maj 2015 Në ora: 18:39

Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller është i bindur se trjaneri i skuadrës së tij, Pep Guardiola e di recetën për ta mposhtur Barcelonën.

Thomas Muller është i bindur se Guardiola e ka recetën perfekte për ta mposhtur Barcelonën në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Ne e dimë se Barcelona është njëra nga skuadrat më të mira në botë. Ata kanë eliminuar dy skuadra të mëdha në këtë sezon”, tha Muller për faqen zyrtare të klubit.

“Por, unë jam optimist. Ata kanë potencial të mirë, por unë kam besim të madh te skuadra ime”.

“Sidoqoftë, ne jemi duke u përgatitur mirë. Trajneri e njeh Barcelonën më mirë se cdo kush tjetër. Ai do të na jepe neve recetën, ndërsa ne duhet ta zbatojmë atë si lojtar”, përfundoi Muller.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat