Kryeministri Mustafa priti kampionin e Ballkanit

Sporti

Kryeministri Mustafa priti kampionin e Ballkanit

Më: 4 maj 2015 Në ora: 17:32

Kampioni i Ligës Ballkanike në basketboll, KB Sigal Prishtina, është pritur nga kryeministri i Kosovës, z. Isa Mustafa. Kryeministri falënderoi Prishtinën për këtë fitore historike duke thënë se kjo fitore është mesazhi më i mirë i përçuar. Ai shtoi se gjithmonë kur luhet si ekip, suksesi nuk mungon.
Në anën tjetër presidenti i KB Sigal Prishtina, Blerand Stavileci dhe kapiteni Edmond Azemi falënderuan z. Mustafën për mikpritjen. Aty po ashtu u diskutua edhe nevoja e madhe për ndërtimin e një salle më të madhe, pasi që për një investim të tillë është shumë e madhe, duke e ditur se kapaciteti i sallës momentale nuk i përmbushë nevojat tona, thuhet në faqen e facebookut të KB Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat