Bonucci i bën të fala Ronaldos!

Sporti

Bonucci i bën të fala Ronaldos!

Më: 4 maj 2015 Në ora: 17:17

Cristiano Ronaldo, sulmuesi më i mirë në botë, ndryshe fituesi i ‘Topit të Artë’ për vitin 2014, nuk do ta ketë aspak lehtë me mbrojtësit e Juventusit. Reali shpreson shumë në Ronaldon, i cili të shtunën që e lamë pas realizoi het-trik në fitoren me rezultat 3:2 kundër Sevillës vendase.

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka treguar se si do ta ndalojnë Ronaldon. “Duhet të tregojmë karakter dhe kurajo, të jemi të fokusuar në mbrojtje dhe të vendosur në sulm. E dimë se do japim shumë në ndeshje dhe përderisa kemi respekt maksimal për Realin, ajo që numërohet është se si do t’i qasemi ndeshjes. Nëse tregojmë kurajë dhe dëshirë për të fituar, ne do e shijojmë një mbrëmje të mirë të martën. Cristiano Ronaldo? Mund ta ndalojmë atë duke luajtur si skuadër”, tha Bonucci, duke i bërë të fala në një farë forme Ronaldos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat