Guardiola zbulon formulën se si do ta ndalë Messin

Sporti

Guardiola zbulon formulën se si do ta ndalë Messin

Më: 4 maj 2015 Në ora: 17:02

Edhe dy ditë na ndajnë nga superndeshja Barcelona – Bayern Munich dhe të dyja skuadrat kanë filluar të mendojnë se si do të mbrohen ndaj njëra-tjetrës.

Tekniku spanjoll i Bayernit, Pep Guardiola, ka thënë sot për mediat gjermane se ka një plan për të ndalur Lionnel Messin në takimin e së mërkurës.

Sigurisht që gjithçka do të luhet në mbrojtje. Në mungesë të David Alabës, Pepi ka vendosur që zonën e patrullimit para portës t’ia lërë Filiph Lahmit, së bashku me tre mbrojtës të tjerë shumë të tërhequr.

Sa i përket mesfushës, ajo do të jetë një miks mes sulmit dhe mbajtjes së kundërshtarit nën kontroll.

Nga ana tjetër, mediat spanjolle shkruajnë se në takimin e së mërkurës mbrëma do të shohim një Barcelonë më tepër agresive në sulm se sa në mbrojtje, me qëllimin e vetëm për të shënuar sa më shumë në portën e Filiph Lahm.

Gjysmëfinalja e parë do të luhet në “Camp Now” më 6 maj, në orën 20:45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat