Besa një pikë larg kryesuesit

Sporti

Besa një pikë larg kryesuesit

Nga: K.G. Më: 4 maj 2015 Në ora: 15:54

Besa e Pejës shënoi edhe një fitore, këtë herë në Mitrovicë me rezultat 2:0 kundër Trepçës, në ndeshjen e fundit të javës së 26-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Besa tani është në vend të dytë me 50 pikë dhe ka një më pak se kryesuesi Feronikeli nga Drenasi dhe dy më tepër se Prishtina që klasifikohet në vend të tretë. Besa triumfoi me golat e Mensur Durakut në minutën e 54-të dhe Qëndrim Dautajt në atë të 88-tën. Pejanët nga minuta e 77-të luajtën pa një futbollist, pasi që Kastriot Rexha u përjashtua me karton të kuq. Trepça është e fundit (e 12-ta) me 15 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat