Gashi falënderon të gjithë

Sporti

Gashi falënderon të gjithë

Nga: K.G. Më: 4 maj 2015 Në ora: 15:07

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi, anëtar i kampionit në fuqi zviceran, Baseli, është shpërblyer edhe me të holla për epitetin e futbollistit më të mirë që u zgjodh në muajin mars nga votat e lexuesve të portalit online ‘Blick’. Ai është 26-vjeçar dhe prin me 21 gola në listën e shënuesve në elitën zvicerane, është shpërblye me 2000 franga, por këto mjete i dedikohen grupmoshave të reja të Baselit, nga është edhe lojtari fitues. “Ky çmim do të thotë shumë për mua. Unë dua të falënderoj të gjithë”, tha Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat