Mou: Analistët? Qentë le të lehin, karvani shkon përpara

Sporti

Mou: Analistët? Qentë le të lehin, karvani shkon përpara

Më: 4 maj 2015 Në ora: 12:04

Tre pikët kundër Crystal Palace ishin mëse të mjaftueshme që Jose Mourinho dhe djemtë e tij të nisin festën për titullin e pestë kampion të Chelsea. Paraprakisht portugezi kishte pohuar se skuadra e tij është më shumë strategjike sesa artistike, por kurrsesi nuk mund ta pranojë se është e mërzitshme. Mllefin Mourinho e ka me kritikët, të cilëve gjen rastin t’u kthejë reston edhe pse është kohë feste.

“Bëjmë gjithçka që duhet dhe ashtu si duhet, prandaj e meritojmë të jemi kampionë dhe unë besoj se të gjithë e kuptojnë këtë. Për ata që kanë kokë të madhe e që thonë se ne nuk e meritojmë, në vendin tim ne themi: Qentë le të lehin dhe karvani të shkojë përpara. Eshtë shumë e lehtë të bësh analistin sepse si analist t’i mund të fitosh çdo ndeshje”.

Nëse The Special One e ka inatin me kritikët, kapiteni John Terry e ka personalisht me Rafa Benitez, i cili e drejtoi Chelsean përkohësisht 2 sezone më parë.

“Dikush ka thënë se unë nuk mund të luaja dy herë në javë. E di mirë ai njeri se kush është. I kam treguar atij se ka gabuar dhe se unë vazhdoj të luftoj. Madje ndihem shumë mirë dhe në formë”.

Me rikthimin e Mourinhos, në sezonin e tij të dytë, Chelsea ka fituar veç kampionatit edhe trofeun e Capital One Cup, ndërsa për portugezin koleksioni i titujve arriti shifrën 22.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat