​Haziri takon kampionët e boksit, Nuri Seferi dhe Erzen Rrustemi

Sporti

​Haziri takon kampionët e boksit, Nuri Seferi dhe Erzen Rrustemi

Më: 4 maj 2015 Në ora: 11:39

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim dy kampionët e boksit në arenën ndërkombëtare, Nuri Seferin e Erzen Rrustemin, të cilët shoqëroheshin nga shkrimtari i njohur gjilanas, Sabit Rrustemi.

Kryetari Haziri ka thënë se dy kampionët e boksit i bëjnë krenarë qytetarët e Gjilanit me të arriturat e tyre në arenën ndërkombëtare, duke thënë se janë shembull i suksesit.

“Unë iu falënderoj shumë për vizitën dhe iu them se me sukseset tuaja i bëni nder Gjilanit, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve kudo që janë. Ju uroj shumë suksese dhe shumë ‘breza të artë’ edhe në të ardhmen”, ka thënë kryetari Haziri.

Nga ana e tyre, dy kampionët e boksit në arenën ndërkombëtare, Nuri Seferi e Erzen Rrustemi, kanë falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, duke thënë se “me sukseset tuaja në politikë, jeni motiv i punës dhe i sukseseve tona”, thuhet nw njw komunikatw pwr media nga komuna e Gjilanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat