Liverpooli kërkon yllin e Leverkusenit

Sporti

Liverpooli kërkon yllin e Leverkusenit

Më: 4 maj 2015 Në ora: 11:11

Liverpooli është vënë pas sulmuesit të Bayer Leverkusenit, Son Heung-Min.
Brendan Rodgers dëshiron ta përforcoj skuadrën në sulm dhe një prej dëshirave të tij është sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Son Heung-Min.

Lajmi është konfirmuar nga agjenti i tij, Thies Bliemeister, i cili tha se Liverpool është interesuar disa herë për klientin e tij.

“E di që skautët e Liverpoolit e kanë monitoruar atë disa herë gjatë këtij edicioni dhe e dëshirojnë atë në skuadrën e tyre”, tha Thies Bliemeister për Bild.d.

Son vlerësohet me 20 milionë euro, shifër kjo e përballueshme nga Liverpool.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat