Federer triumfon në Istanbul Open

Sporti

Federer triumfon në Istanbul Open

Më: 4 maj 2015 Në ora: 07:49

Roger Federer fitoi turneun inaugurues Istanbul Open duke mposhtur Pablo Cuevas me rezultat 2-0 në sete (6-3, 7-6). Ky është trofeu tretë sezonal pas triumfeve në Brisbane dhe Dubai në terren të fortë.

Tenisti i dytë në botë fitoi trofeun e tij të 85-të ATP, për t’u kthyer te fitimi i një turneu në terren në ‘baltë’ për herë të parë që nga Madrid Masters (2012). “Ka kaluar një kohë qëkur kam fituar një titull në terren të këtillë. Ishte kënaqësi të luaja këtu”, ka deklaruar zvicerani.

Setin e parë e fitoi për 33 minuta, mirëpo të dytin e pati më të vështirë. Me këtë fitore, Federer tash ka fituar tituj në 19 vende të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat