Bajerni, 135 mln € për Gareth Bale

Sporti

Bajerni, 135 mln € për Gareth Bale

Më: 3 maj 2015 Në ora: 23:54

Bajerni i Mynihut është futur në garë për të marrë mesfushorin e Realit të Madridit, Gareth Bale.

Kampionët e Gjermanisë e kanë kuptuar se për të qenë në majë të Evropës duhet t’i garantojnë lojtarë të mëdhenj Pep Guardiolas.

“Football Grapevine” ka shkruar se, kjo është një lëvizje e rrallë nga Bajerni, i cili në politikën e vet nuk parashikon shpenzime marramendëse për lojtarë evropianë.

Sipas britanikes, "Daily Mail", klubi bavarez mund të ofrojë më tepër se 135 milionë euro për një kontratë me yllin e Uellsit.

Veç Bajernit, dihet se i interesuar për shërbimet e Bale është edhe Mançester Junaitid. Për Bale, interes në Angli kanë shfaqur dhe Citi dhe Çelsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat