Napoli “tris” Championsi, kriza e Milanit vazhdon

Sporti

Napoli “tris” Championsi, kriza e Milanit vazhdon

Më: 3 maj 2015 Në ora: 23:08

Napoli kapitullon Milanin dhe mban gjallë shpresat për t’u kualifikuar në Champions League edhe nëpërmjet kampionatit. Ajo ndaj skuadrës së kaltër duhet të ishte ndeshja e kthesës për Milanin por kuqezinjtë jo vetëm që nuk arritën të bënin rezultat në San Paolo por zhvilluan edhe një lojë shumë të dobët duke u mundur me rezultatin 3-0. Disfata e tretë radhazi për kuqezinjtë me Inzaghin që këtë herë vështirë se do t’i shpëtojë shkarkimit nga detyra. Në San Paolo sfida nisi në malore për Milanin. Që në minutën e parë De Scglio u tregua me të vërtetë naiv duke penguar Marek Hamsik brenda zone. Arbitri Mazzoleni nuk kishte asnjë dyshim, penallti për Napolin dhe karton i kuq për mbrojtësin e Milanit. Gjithsesi Diego Lopez arriti të neutralizonte goditjen e Gonzalo Higuain nga pika e bardhë.

Në inferioritet numerik dhe pa Jeremy Menez në dispozicion për shkak skualifikimi Milani e kishte të pamundur të hidhte vështirimin nga porta e Napolit dhe minutat në vazhdim folën absolutisht për skuadrën e Rafa Benitez. Por Diego Lopez me pritjet e tij ndali në më shumë se një rast prekjen e rrjetës gjatë pjesës së parë duke treguar se është një nga të paktët që meriton të mbajë veshur fanellën e Milanit. Edhe pjesa e dytë nisi me dominimin e Napolit. Në të 59-tën Palleta rrezikoi autogolin por shtylla i tha jo avantazhit të Napolit. Gjithsesi gjetja e rrjete duhej të ishte thjeshtë një cështje kohe për skuadrën e kaltër, dhe keshtu ndodhi.

Në minutën e 70-të as Diego Lopez nuk mund të shpëtonte më Milanin. Një top i larguar jo mirë nga Bonera u godit menjëherë nga Hamsik që theu më në fund rezistencën e portierit të kuqezinjëve duke kaluar vendasit përpara. Që nga ky cast gjithcka u bë më e thjeshtë për Napolin që realizoi edhe dy herë të tjera fillimisht ishte Higuain ai që i coi shifrat në 2-0, ndërsa Gabbiadini vulosi rezultatin përfundimtar në 3-0 me një tjetër gol në minutën e 76-të. Në San Paolo gjithcka përfundoi me fitoren 3-0 të Napolit që me këtë sukses u ngjit në kuotën e 59 pikëve, 4 pikë më pak se Lazio e vendit të tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat