Tjetër fitore për Kombëtaren U-16

Sporti

Tjetër fitore për Kombëtaren U-16

Më: 3 maj 2015 Në ora: 21:53

Kombëtarja e 16-vjeçarëve vijon rrugën e suksesit në turneun “Uefa Development 2015″ që po zhvillohet këto ditë në vendin tonë. Në ndeshjen e tyre të dytë në këtë kompeticion, kuqezinjtë e rinj mposhtën me rezultatin 1-0 në “Qemal Stafa” bashkëmoshatarët e përfaqësueses së Armenisë, që dolën të mposhtur nga përballja me ekipin shqiptar, ashtu si vëllezërit e tyre më të mëdhenj në “Elbasan Arena” në eliminatoret e Euro 2016 përballë Kombëtares A.

Për skuadrën që po drejtohet në stol nga Alban Bushi, në eksperiencën e tij të parë absolute si trajner goli i fitores u shënua nga Kevin Llanaj që tundi rrjetën me një supergoditje nga një distancë prej rreth 40 metrash. Në këtë mënyrë 16-vjeçarët shqiptarë që një ditë më parë kishin mposhtur 3-1 homologët e Malit të Zi janë renditur në vendin e parë të grupit dhe nëse të martën fitojnë edhe ndaj skuadrës tjetër të grupit Qipros do ta mbylllin turneun që organizohet nga Uefa duke ngritur lart trofeun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat