Xhaka ballëlartë në Berlin!

Sporti

Xhaka ballëlartë në Berlin!

Nga: K.Goca Më: 3 maj 2015 Në ora: 19:31

Mesfushori ofensivë shqiptar, Granit Xhaka, me ekipin e tij, Monchengladbach, janë shumë afër kualifikimit direkt në garat e ardhshme të Champions League. Monchengladbach në Berlin shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Hertha-s së papërshtatshme. Kruse në minutën e 11-të realizoi për mysafirët, por pas dy minutave vendasit kundërpërgjigjen përmes Stocker dhe u barazua rezultati 1:1. Xhaka në minutën e 31-të ndëshkohet me karton të verdhë nga gjyqtari, ndërsa Traore pesë minuta para (85’) përfundimit të takimit realizoi golin e fitores për Monchengladbach, e cila tani është në vend të tretë me 60 pikë pas 31 jave në Bundesliga I. Xhaka kthehet ballëlartë nga Berlini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat