Hadërgjonaj e Young Boys me pikë të plota

Sporti

Hadërgjonaj e Young Boys me pikë të plota

Nga: Kemajl Goca Më: 3 maj 2015 Në ora: 18:48

Shqiptari Florent Hadërgjonaj iu është gëzuar trepikëshit me skuadrën e tij, Young Boys, e cila si mysafir e mposhti me rezultat 1:0 Zurich-un, ndeshje e javës së 31-të e Kampionatit të Zvicrës në futboll. Shqiptari me prejardhje nga Kosova është paraqitur titullar, duke treguar lojë angazhuese me bashkëlojtarë të tjerë e cila u shpërblye edhe me fitore të rëndësishme.

Mysafirët triumfuan me golin e Hoarau që ishte i pagabueshëm nga penalltia në minutën e 38-të. Për Hoarau është goli i 16-të në edicionin e sivjetshëm dhe mban vendin e dytë në renditjen e shënuesve dhe me pesë gola më pak se sulmuesi shqiptari i Baselit, Shkëlzen Gashi. Mbrojtësi Hadërgjonaj në minutën e 42-të ndëshkohet me karton të verdhë, ndërsa për Zurich-un janë paraqitur Berat Gjimshiti titullar dhe Armando Sadiku nga minuta e 80-të. Zurich renditet në vend të katërt me 45 pikë, kurse Young Boys nga Bernë i dyti me 59 pikë dhe ngec për 11 pikë nga kryesuesi, Baseli.

Liga e Zvicrës
Thun-Vaduz 4:0
Basel-Grasshoppers 2:1
St. Gallen-Sion 0:1
Aarau-Luzern 2:6a
Zurich-Young Boys 0:1

Tabela

1. Basel 31 22 4 5 70
2. Young Boys 31 17 8 6 59
3. Thun 31 13 10 8 49
4. Zurich 31 13 6 12 45
5. St. Gallen 31 11 8 12 41
6. Luzern 31 9 10 12 37
7. Sion 31 9 8 14 35
8. Grasshoppers 31 8 9 14 33
9. Vaduz 31 7 9 15 30
10. Aarau 31 4 12 15 24

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat