Shkëndija fitoi derbin tetovarë

Sporti

Shkëndija fitoi derbin tetovarë

Nga: Kemajl Goca Më: 3 maj 2015 Në ora: 18:34

Shkëndija e Tetovës shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër Renovës nga Xhepçishti, në ndeshjen e javës së 28-të (faza e play-off-it) në elitën e futbollit maqedonas. Skuadra kuqezi ishte më e mirë se Renova dhe arkëtoi tri pikë të vlefshme në luftë për vend të tretë që shpie në garat evropiane. Futbollistët Victor Juffo (9’), Bojan Vruçina (48’) e Stenho Junior(51’) realizuan për Shkëndijën dhe për mysafirët: Elmedin Rexhepi (20’).

Një ndeshje interesante e me rivalitet, por që pati edhe dy futbollistë të ndëshkuar me karton të kuq. Fetai i Renovës u skuq në minutën e 73-të dhe Demiri i Shkëndijës pas dy të verdhëve. Shkëndija tani është në vend të tretë me 50 pikë dhe ka lënë Renovën në pozitën e katërt me 44 pikë të mbledhura.

Liga e Maqedonisë, paly-off

Rabotniçki-Sileksi 3:1
Shkëndija-Renova 3:1

Tabela

1. Vardar 27 18 7 2 61
2. Rabotniçki 28 18 4 6 58
3. Shkëndija 28 15 5 8 50
4. Renova 28 12 8 8 44
5. Sileksi 28 8 10 10 34
6. Metalurg 27 8 9 11 33

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat