Shaqiri zverdhet, Interi i çuditshëm

Sporti

Shaqiri zverdhet, Interi i çuditshëm

Nga: Kemajl Goca Më: 3 maj 2015 Në ora: 16:54

Interi çuditi tifozët e vet, duke barazuar 0:0 me Chievon nga Verona, në takimin e javës së 34-të të Serie A. Të gjithë kishin shpresuar në fitore të zikaltërve dhe t’i afrohen edhe më shumë vendit të pestë, por iu hasi sharra në gozhdë. Xherdan Shaqiri është aktivizuar në minutën e 65-të, ndërsa katër minuta pa përfunduar takimi është ndëshkuar me karton të verdhë.

Shaqiri me gjithë angazhimin maksimal, nuk ia dolën ta thyejnë mbrojtjen ‘bunker’ të skuadrës mike. Përparim Hetemaj, mesfushor i Chievos, u paraqit standard deri në minutën e 57-të, por ka treguar angazhim të madh. Interi tani është në vend të tetë me 49 pikë dhe ka tri më pak se Fiorentina që renditet në pozitën e pestë. Trajneri i Interit, Roberto Mancini, pa dyshim se është i zhgënjyer, pasi që lëshuan mundësinë që t’i afrohen vendit të pestë e cila shpie në garat e Europa League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat