Pikë të arta për Alushin dhe St. Paulin

Sporti

Pikë të arta për Alushin dhe St. Paulin

Nga: K.Goca Më: 3 maj 2015 Në ora: 16:34

Anëtari i kombëtares së Kosovës, Enis Alushi, me skuadrën e tij, St. Pauli, arritën pikë të arta në luftë për të siguruar ekzistencën në Bundesliga II. Ata si vendas e mposhtën me rezultat 1:0 RB Leipzig. Futbollisti shqiptar luajti tërë takimin dhe ka dhënë maksimumin për pikët e plota. Futbollisti Thy në minutën e 45-të shënoi për fitoren e madhe dhe ndaj një skuadre që pretendon ngjiten në Bundesliga I. Pas 31 jave, St. Pauli tani është në vend të 15-të me 31 pikë, kurse RB Leipzig i gjashti me 47 pikë të grumbulluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat