Rama e Munich në situatë të vështirë

Sporti

Rama e Munich në situatë të vështirë

Nga: K.Goca Më: 3 maj 2015 Në ora: 16:17

Njohësit e futbollit kanë pritur se skuadra e Munich 1860 do të ia del në përballje me Union Berlinin. Munich 1860, megjithatë, para shikuesve të vet zhgënjeu me lojë dhe pësoi humbje me rezultat 3:0 nga Union Berlini. Sulmuesi shqiptar, Valdet Rama, luajti standard deri në minutën e 62-të dhe i zhgënjyer lëshoi fushën nga kjo humbje e rëndë, pasi që e fut edhe më shumë në situatë të vështirë për mbetje në Bundesliga II.

Futbollistët shqiptar, Eroll Zejnullahu u paraqit nga minuta e parë për Union Berlinin, i cili u ndëshkua me karton të verdhë (55’) dhe u zëvendësua në minutën e 62-të, kurse Bajram Nebihi luajti nga minuta e 87-të. Munich 1860 është i 17-ti me 30 pikë, kurse Union Berlini ngjitet i teti me 41 pikë pas 31 jave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat