Ademi shënoi, por humbën

Sporti

Ademi shënoi, por humbën

Nga: K.G. Më: 3 maj 2015 Në ora: 16:09

Skuadra Aalen po bën përpjekje të mëdha për të mbetur në Bundesliga II, por humbja e sotme ia ka vështirësuar edhe më shumë shpresat. Aalen si vendas mposhtet me rezultat 4:2 nga Bochum, në ndeshjen e javës së 31-të. Futbollisti shqiptar, Jurgen Gjasula luajti titullar, duke u zëvendësuar nga Orhan Ademi në minutën e 58-të. Ademi në minutën e 75-të shënoi në zbutjen e humbjes në 2:4. Aalen tash është i fundit me 28 pikë, kurse Bochum ngjitet i dhjeti me 38 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat