Prishtina ngadhënjeu në Ferizaj, i afrohet kryesuesit

Sporti

Prishtina ngadhënjeu në Ferizaj, i afrohet kryesuesit

Nga: K.Goca Më: 3 maj 2015 Në ora: 15:53

Skuadra me renome Prishtina importoi tri pikë të rëndësishme nga Ferizaj. Prishtina shënoi fitore me rezultat 3:1 ndaj Ferizajt, në ndeshjen e javës së 26-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës. Ferizaj me këtë humbje varrosin pothuajse shpresat për mbetje në elitë, ndërsa futbollistët e Prishtinës u treguan më të shkathët dhe u kthyen me pikë të plota në luftë për titullin e kampionit.

Në minutën e parë, ish-futbollisti ferizajas, Ylber Ramadani, kaloi në epërsi Prishtinën. Pas tre minutave, Labinot Osmani, thelloi epërsinë në 0:2, megjithatë, Dardan Bytyçi në minutën e 34-të ngushtoi rezultatin në 1:2. Mentor Zhdrella, ndër futbollistët më luftarak, realizoi për 1:3 në minutën e 71-të. Prishtina tani kaloi në vendin e dytë me 48 pikë, ka tri më pak se kryesuesi, Feronikeli nga Drenasi, ndërsa Ferizaj është i 11-ti me 18 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat