Lushtaku i doli dardhë me bisht Drenicës!

Sporti

Lushtaku i doli dardhë me bisht Drenicës!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 maj 2015 Në ora: 15:51

Drenica nga Skenderaj pësoi humbje të thellë në Mitrovicë me rezultat 3:1 nga Trepça ’89. Mitrovicasit me tri pikët e fituara futen në valle për titullin e kampionit në elitën e futbollit. 45 minutat e pjesës së dytë, ishin fatale për Drenicën, ku vendasit shënuan tri gola të shpejtë dhe të fitores së madhe. Kreshnik Lushtaku i doli dardhë me bisht ish-skuadrës së tij, Drenicës. Ai realizoi het-trik (57’-nga penalltia, 63’ e 73’), kurse golin ngushëllues për mysafirët e shënoi Qëndrim Sejdiu. Trepça ’89 ngjitet në vend të katërt me 43 pikë, duke lënë pas Hajvalinë dhe Kosovën e Vushtrrisë me nga 43 pikë dhe Drenica është e shtata me 32 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat