Lewandowski nuk luan ndaj Barcelonës

Sporti

Lewandowski nuk luan ndaj Barcelonës

Më: 3 maj 2015 Në ora: 15:21

Sulmuesi polak i Bayernit, Robert Lewandowski do ta humbë përballjen e parë mes Barcelonës dhe Bayernit.

Këtë gjë e ka konfirmuar drejtori sportiv i Bayernit, Matthias Sammer për mediat gjermane duke thënë se nuk ia vlen të rrezikohet shëndeti i lojtarit për një ndeshje.

“Mjekët, lojtari dhe maska do të jenë ata që do të vendosin për këtë gjë”, tha Sammer për reporterët.

“Por, një gjë është e qartë. Asnjë lojtar në botë nuk mund të jetë aq i rëndësishëm sa të rrezikoj shëndetin”.

“Edhe nëse mjekët do të japin dritën e gjelbër, ajo nuk do të thotë se ai do të luajë”, konfirmoi Sammer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat