Roma fitoi tri pikë të rëndësishme

Sporti

Roma fitoi tri pikë të rëndësishme

Nga: K.G. Më: 3 maj 2015 Në ora: 14:38

Skuadra e Romës para shikuesve të vet fitoi tri pikë të rëndësishme në luftë për vendin e dytë. Skuadra romake shënoi fitore me rezultat 2:0 kundër Genoas, në ndeshjen e javës së 34-të të Serie A në futboll. Doumbia në minutën e 35-të dhe Florenzi (90+3’) ishin kreatorë të fitores së Romës, e cila kalon në vend të dytë me 64 pikë, ndërsa Genoa është i gjashti me 50 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat