Ja kush është shqiptari që rrahu serbin midis Serbisë

Sporti

Ja kush është shqiptari që rrahu serbin midis Serbisë

Nga: K.Goca Më: 3 maj 2015 Në ora: 12:29

Boksieri Petrit Mazrekaj ka fituar një meç që ishte më shumë se një përballje profesionistësh të ringut. Ai ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në kategorinë WBC për të ruajtur bilancin e tij perfekt prej tani më 14 fitore asnjë humbje apo baras.

Shqiptari nga Kosova ka gjunjëzoi në mes të Serbisë, në Krushevc, boksierin Mihalj Halas. Për më shumë fitorja është arritur me nokaut në rundin e tretë. Mazrekaj, i cili jeton në Austri deri më tani ka shënuar 14 fitore (11 me nokaut) në peshën gjysmë të rëndë.

“Ishte një meç i përkryer i imi. Në rundin e dytë e kam rrëzuar një herë. Pastaj të tretin e kam nokautuar”, tha Mazrekaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat