Talentet shqiptarë nënshkruan me OH Leuven

Sporti

Talentet shqiptarë nënshkruan me OH Leuven

Nga: D.S. Më: 3 maj 2015 Në ora: 12:18

Dy talentet e rinj shqiptar me prejardhje nga Pozhorani i Kosovës, Din dhe Drin Sula, nënshkruan kontratë me Oud-Heverlee Leuven (anëtar i Ligës së Dytë belge) për tri edicionet e ardhshme. Dini (17 vjeç) në fillim te sezonit të ri, do të jetë pjesë e ekipit të parë të Leuven, ndërkaq, Drini (16 vjeç) do t'iu bashkohet grup-moshave U-21. Marrëveshja u arrit në prani të menaxhmentit të klubit dhe manaxherit nga Kosova Shukri Asllani. Këta talente në moshën pesëvjeçare filluan të luajnë futboll në klubin KVW Zaventem.

Pas tri viteve të suksesshme, ata kaluan tek FC Diegem Sport (ekip i Ligës së Tretë belge). Gjate viteve sa Dini dhe Drini qëndruan në Diegem Sport, ekipi e tyre gjithmonë doli i pari, ndërsa Dini ishte kontribuuesi kryesor i fitoreve dhe shënuesi më i mirë i ekipit. Sa i përket Drinit, edhe pse ishte një vit me i vogël se bashkelojtarët e tij, si kapiten i ekipit që ishte, ai dallohej me stilin elegant, teknikën e manipulimit me top dhe vizionin e dirigjimit të lojës në fushë.

Ai kishte oferta nga klube të ndryshme me renome të Belgjikës, para katër viteve ata kaluan ne OH Leuven. Në vitin e kaluar kur OHL bën gara në Ligën e Parë belge, Dini me ekipin e tij U-16, përfunduan sezonin si nënkampion belg, duke lënë prapa ekipe të njohura, si: Anderlecht, Standard e Genk. FC Brugge kishte dalë e para, por dy herë ishte mundur falë golave të Din Sulës.

Ai në sezonin e kaluar kishte shënuar gjithsej 32 gola. Falë rezultateve të arritura në fushë, Dini ishte vërejtur nga agjentët brenda dhe jashtë Belgjikës. Në mars të këtij viti ai për disa ditë kishte qëndruar për teste tek Aston Villa, ndërkohë ai ishte i kërkuar edhe nga shumë klube tjera brenda dhe jashtë Belgjikës. Javën që lamë pas, Dini me ekipin tij U-21 u shpallën kampion të Belgjikës, ndërkaq, ai me dy grup-moshat që u paraqit këtë vit U-17 dhe U-21 gjithsej shënoi 45 gola.

Përkundër ofertave të shumta nga klube të mëdha, vëllezërit Sula vendosen te qëndrojnë tek Leuven, duke marre parasysh projektin e ri për ta, formacionin kualitativ te klubit, vazhdimin në kushte normale të shkollimit dhe përkujdesjes familjare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat